Chris Brown bëhet baba për herë të dytë?

Chris Brown bëhet baba për herë të dytë?

Chris Brown thuhet se është bërë baba për herë të dytë. Fansat kanë nisur spekulimet se ish-e dashura e tij Ammika Harris ka sjellë në jetë një fëmijë.

Gjithçka filloi kur ajo postoi një Instagram Story duke shkruar “Unë rashë në dashuri kur të pashë ty”, të cilën e shoqëroi me një zemër të kuqe.

Fansat thonë se ky mesazh i dedikohet foshnjës së porsalindur të Chris Brown.

Artisti nuk ka bërë ende asnjë koment rreth këtyre spekulimeve. Megjithatë dyshohet se Ammika Harris u bë nënë dje (20 nëntor).

Spekulimet lidheshin edhe me postimin e Chris, i cili shkroi në një fotografi në Instagram: 11-20-2019.