Nga Tirana në Lezhë për të shitur kokainë, kapet furnitori e shpërndarësi

Nga Tirana në Lezhë për të shitur kokainë, kapet furnitori e shpërndarësi

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona të cilët shisnin drogave të forta në ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës.

Tre të arrestuarit janë nga Tirana dhe Durrësi, konkretisht.

-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;

-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Policia kishte marrë informacion se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës.

Menjëherë është organizuar operacioni dhe blutë kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza./oranews/