I kërkuar nga Italia për trafik kokaine, arrestohet durrsaku

I kërkuar nga Italia për trafik kokaine, arrestohet durrsaku

Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë së Durrësit.

Operacioni "Ekstradimi" ka çuar në arrestimin e shtetasit S.J., banues në Durrës, i shpallur në kërkim për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma,  pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale" parashikuar nga  Kodit Penal Italian" njofton policia.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./oranews/