Hamburger përgatitur në shtëpi

Hamburger përgatitur në shtëpi

Përbërësit për Hamburger përgatitur në shtëpi

250 gr miell
100 ml qumësht
30 gr gjalpë
1 vezë
1 lugë e vogël maja
1 lugë e vogël sheqer
pak kripë
1 të verdhë veze
pak susam

Përgatitja

Procesi i përgatitjes së brumin mund të behet edhe lehtësisht me një makineri për brum. Në rast të kundërt punoni mirë brumin në tavolinën e punës. Fillojmë duke hedhur në një enë qumështin së bashku më sheqerin dhe majanë. I lëmë për pak kohë së bashku. Shtojmë vezën e rrahur dhe i trazojmë.

Nëse përdorim një makineri për brum, mund të hedhim miellin bashkuar me kripën. Në rast të kundërt miellin e hapim në mes hedhim masën e krijuar dhe gjalpin. I trazojmë derisa të bashkohen masat.

Më pas e punojmë 4-5 minuta në tavolinën e punës. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për të paktën një orë. Pas një ore e ndajmë në katër pjesë,i bëjmë toptha dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine.

Me anë të një furçe i lyejmë sipër me të verdhën e vezës të rrahur me pak ujë dhe i lemë të pushojnë përsëri për 30 minuta. Hedhim sipër fara susami.

Panine për hamburger i pjekim për 20 minuta ne 200°C. Më pas i nxjerrim dhe i lëmë të ftohen.