Jaffa Torte

Jaffa Torte

Përbërësit:

1 ve
12 lugë qumësht
12 lugë vaj
12 lugë sheqer
15 lugë miell
1 pluhur për pjekurina
1 lugë kakao
Këta përbërës janë për njërën petë(duhet të përgatiten 2 këso lloj petësh)

Gjithashtu nevoitet edhe 1 portokall i ngrirë dhe 3-4 lugë marmeladë

Sherbeti:
250 gr sheqer
2 dcl ujë

Përgatitja:

Përzihen vezët me sheqer pastaj i shtohen përbërësit e tjerë.Përzihen mirë dhe pjeket në tepsi të lyer me yndyrë 20 minuta në temperaturë 180*.

Deri sa kjo te ftohet përgatisim edhe petën e dytë njejt sikur e para.

Njërën petë e coptojme me duar dhe e bëjmë thërmija. I shtojmë sherbetin,3 lugë marmeladë,lëngun dhe lëvoren e portokallit të bluar dhe i përziejmë mirë.Pastaj i hedhim mbi petën tjetër.Përmbi ia qesim një qokoladë kuzhine të shkrirë me pak qumësht.