Perime në skarë

Perime në skarë

Përbërësit:

Speca të verdhë
Speca të gjelbër
Speca të kuq
Patëllxhanë
Uthull molle
Kripë
Hudhër.

Specat pjeken nga të gjitha anët, qërohen dhe ndahen në fije.

Patëllxhanët priten për së gjati në disa pjesë, pastaj piqen nga të dyja anët.

Perimet e pjekura në skarë përzihen mirë.

Shtohet kripë, vaj ulliri, uthull molle dhe hudhër e shtypur.

Sallata shërbehet me bukë të thekur në skarë.