Maqedoni, sot fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Maqedoni, sot fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal, me të cilin janë përfshirë persona më të moshuar të moshës mbi 65 vjet, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe të sëmurë kronik, fillon sot në qendrat për shëndet publik, ku do të zhvillohet në dy ndërrime, si dhe në poliklinikat Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe në Çair ku do të zhvillohet në periudhën nga ora 14:00 -18:00.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal në Qendrën për shëndet publik-Shkup do të zhvillohet edhe të shtunën nga ora 07:00-14:00.

Bëhet fjalë për vaksina nga prodhuesit e huaj me renome, mes të cilëve 27.000 vaksina janë nga “Mylom Abot”, ndërsa 1.000 vaksina nga “Sanofi”.

“Për këtë sezon kemi furnizuar 28.000 vaksina prej të cilave 27.000 janë për të rriturit, ndërsa 1.000 janë për fëmijë. Nevojitet secili që është i interesuar dhe inkuadrohet në njërën nga këto grupe të caktojë kontroll përmes sistemit “Termini Im” te mjeku amë dhe vaksinimi falas do të zbatohet në njërën nga tre pikat në kornizat e Shtëpisë Shëndetësore Shkup, në poliklinikat Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair.

Në mënyrë plotësuese në këtë numër janë furnizuar edhe 20.000 vaksina në korniza të qendrave për shëndet publik, ku cilido qytetar mundet në mënyrë komerciale ta blejë vaksinën dhe të vaksinohet.


MË SHUME NGA Shëndetësi