Pemët për mëngjesë, e perimet gjatë ditës

Pemët për mëngjesë, e perimet gjatë ditës

Në shumë drejtime dhe hamendje rreth ushqimit të shëndetshëm, nëse dëshironi të humbni në peshë dhe të ushqeheni shëndetshëm, gjatë ditës duhet të hani dy porcione me pemë dhe pesë porcione me perime.

Mjekët paralajmërojnë se nga dietat e shpejta më shumë ka dëm se sa dobi. Për të humbur peshë duhet ngadalë, por së pari duke ndryshuar shprehitë e dëmshme ushqyese.

Por, mjekët po ashtu pohojnë se kjo është e vështirë si pasojë e ritmit të shpejtë të jetës. Mirëpo, ekspertët dhe nutricistët sigurojnë: provoni që sa më mirë t'i organizoni shujtat, të hani pemë vetëm gjatë kafjallit krahas drithërave dhe jogurtit,e më pas perimet mund t'i organizoni nëpër shujtat tjera.