Vaji i susamit e ul shtypjen e gjakut

Vaji i susamit e ul shtypjen e gjakut

Studimi në universitetin `Annamalai` në Indi ka zbuluar se vaji i susamit ndikon pozitivisht në rastin e hipertensionit.

Në studim kanë marrë pjesë 328 persona me shtypje të lartë të gjakut, të cilët vajin e zakonshëm për përgatitje të ushqimit, në periudhë prej 60 ditësh, e kanë zëvendësuar me vaj të susamit.

Vetëm tri javë pas fillimit të studimit janë paraqitur rezultatet e para të mira, e pas kalimit të periudhës kontrolluese edhe shtypja sistolike edhe diastolike e gjakut të të gjithë personave, që janë marrë pjesë në studim, ka qenë e njëjtë me të personave që kurrë nuk kanë vuajtur nga hipertensioni.

Hulumtuesit në bazë të studimit pohojnë se përbërësit e susamit, sezamoli, lignina dhe sezamina e ulin shtypjen e gjakut, derisa acidet yndyrore nga përbërja e tij ndikojnë pozitivisht në sistemin kardiovaskular.