Sulmon bashkëshorten, arrestohet nga policia

Sulmon bashkëshorten, arrestohet nga policia

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në Prishtinë. Policia e Kosovës, bën të ditur se për shkak të një mosmarrëveshjeje, një person ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të mosmarrëveshjeve kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.