Njerëz me maska rrahin një person në Mitrovicë

Njerëz me maska rrahin një person në Mitrovicë

Policia në raportin 24 orësh njofton se në Mitrovicë një person është sulmuar fizikisht nga pesë persona të maskuar.

Nuk dihet motivi i këtij sulmi ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia është në hetim të këtij rasti.