Gjobë të rëndë të moshuarës, drejtonte makinën prej 50 vitesh pa patentë

Gjobë të rëndë të moshuarës, drejtonte makinën prej 50 vitesh pa patentë

Për gjysmë shekulli e drejtoi makinën e saj pa pasur patentë dhe gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë askush nuk e ndaloi. Sekreti i saj qëndroi për 50 vjet, deri në momentin kur gjatë një aksidenti banal, forcat e policisë zbuluan të vërtetën. 77-vjeçarja nga Pravisdomini në Pordenone nuk ka pasur kurrë një patentë dhe për këtë arsye gjoba ishte e rëndë; 5000 euro dhe sekuestrim i mjetit.

Epilogu i “karrierës” së gjatë pa leje drejtimi erdhi në një rrugë në provincën e Treviso. Gjyshja po drejtonte një makinë “station wagon” dhe po qëndronte në trafik, pa pritur një tjetër mjet vjen nga pas dhe e godet dhe makina e 77-vjeçares prek atë që kishte para. Ky aksident ishte “fatal” për zbulimin e sekretit të saj.

Agjentët e policisë lokale në vendngjarje, i kërkuan të moshuarës, patentën, por ajo u justifikua se e kishte harruar në shtëpi. Pas disa verifikimeve të shpejta në serverin kombëtar, rezultoi se ajo nuk e kishte pasur kurrë.


MË SHUME NGA Kuriozitete