Mëngjesi i duhur, ky është sekreti i rinisë së përhershme

Mëngjesi i duhur, ky është sekreti i rinisë së përhershme

Në mes të karrierës, 4 fëmijëve dhe bashkëshortit, aktorja e famshme Nicole Kidman arrin të duket bukur dhe shumë më e re se mosha e saj. Ajo për një revistë ka treguar sekretin e “rinisë së përhershme”.

Të gjithë pyesim se ai ajo arrin ta balancojë këtë jetë dhe të ketë pamje kaq të mirë fizike. Aktorja australiane njihet për dashurinë ndaj ëmbëlsirave dhe çokollatave. Krahas tyre ajo tregon se balancimi i një diete të mirë ushqimore e lejon që ndonjëherë t’i shijojë edhe ëmbëlsirat.

Ajo ka treguar për revistën “Food and Wine” se gjatë ditës konsumon shumë fruta deti, të cilat janë produkte me shumë pak kalori por njëkohësisht shumë të shëndetshme. Gjithsesi sipas saj, çelësi i rinisë së përhershme është mëngjesi i duhur dhe i pasur me vitamina. Ajo ka treguar se çdo mëngjes përdor vitamina, që i mundësojnë asaj të zëvendësojë të gjitha mangësitë ushqimore.

Shumë prej nesh nuk arrijnë ta besojnë se një vitaminë mund ta zëvendësojë një mëngjes të shëndetshëm, mirëpo për ata që janë në lëvizje gjatë gjithë kohës, sipas aktores kjo do të ishte zgjidhja e duhur.