Kush do udhëheqë AMAs 2019?

Kush do udhëheqë AMAs 2019?

Taylor Swift pranon çmimin “Favorite Album-Pop/Rock” në AMAs 2019 në Microsoft Theater më 9 tetor 2018 në Los Angeles.

Ndërsa American Music Awards 2019 do mbahet këtë fundjavë dhe të gjithë po pyesin kush do e sundojë mbrëmjen.

Post Malone është një kandidat i mirë, pasi udhëheq AMAs me 7 nominime, përfshirë edhe kategorinë Artisti i Vitit.

Ndërsa do interpretojë “Take What You Want" përkrah Ozzy Osbourne, Travis Scott dhe Watt në eventin e madh muzikor.

Por Taylor Swift ka garantuar çmimin më të madh të mbrëmjes “Artisja e Dekadës” dhe gjithashtu do performojë disa nga hitet e saj më të mëdha.

Gjithashtu Swift pritet të thyejë rekordin e Michael Jackson për marrjen e më shumë çmimeve AMAs, nëse fiton 2 nga 5 kategoritë ku është nominuar.

Çmimet do jepen mbrëmjen e së dielës me orën lokale 20:00 në ABC. Ndërsa eventi do mbahet sërish në Microsoft Theater në Los Angeles.