Makina del nga rruga, nënë e bir shpëtojnë pa lëndime

Makina del nga rruga, nënë e bir shpëtojnë pa lëndime

Një automjet tip Audi A4 ka dalë nga Rruga në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës-Lushnjë.

Mjeti që drejtohej nga një femër, e cila kishte në makinë dhe djalin e saj, ka dalë pranë fshatit Zhame ku pas daljes nga rruga është përplasur me mbikalimin metalik.

Nga kjo përplasje makina është rrokullisur, por fatmirësisht të dy personat, nënë e bir, nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas dëshmive të drejtueses, automjeti të cilin e kishte mare me qira, kishte filluar të dridhej gjë që solli dhe humbjen e kontrollit të drejtueses./TCh/