Ahmeti prezent në ndarjen e çmimit “22 Nëntori”

Ahmeti prezent në ndarjen e çmimit “22 Nëntori”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot do të marrë pjesë në ndarjen e parë të çmimit shtetëror “22 Nëntori” në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror do ta ndajë çmimin “22 Nëntori” për vitin 2019 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë

Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2019 janë David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë.

Ligji për ndarjen e çmimeve shtetërore u ndryshua kohë më parë dhe ky çmim paraqet çmimin e parë që ndahet për hir të festës kombëtare 22 Nëntori, Dita e Kongresit të Manastirit ku u njësua alfabeti shqip në vitin 1908.