Tentohet grabitja e një autoblindë, policia qëllohet me armë të rënda

Tentohet grabitja e një autoblindë, policia qëllohet me armë të rënda

Një përleshje e vërtetë e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rajonin e Alessandrisë në Itali, ku 5 grabitës dhe efektivët e policisë kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, gjatë një tentative grabitje.

Policia iu përgjigj një sinjalizimi për një tentative grabitje të një mjeti të blinduar në Sale dhe kur shkoi në vendngjarje hasi në rezistencën e grabitësve, të cilët qëlluan me armë të kalibrit të rëndë në drejtim të tyre. Fatmirësisht nga të shtënat asnjë person nuk mbeti i plagosur.

Grabitësit e maskuar më pas u larguan me një automjet dhe arritën t’i shpëtonin arrestimit. Ata ishin gati që ta sulmonin mjetin e blinduar, por ndërhyrja në kohë e policisë e shmangu grabitjen.

Aktualisht, në zonë, janë ngritur disa pika kontrolli për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.