Dy të arrestuar në Krujë e Tepelenë për kultivim të narkotikëve

Dy të arrestuar në Krujë e Tepelenë për kultivim të narkotikëve

Dy persona në Krujë dhe Tepelenë janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në Krujë u arrestua M. M., 62 vjeç, banues në Qerekë, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2017, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndërkohë në Tepelenë u kap shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu në Këlcyrë u arrestua edhe shtetasi P. Ç., 64 vjeç për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë./oranews/