Trajtoni thembrat e çara me vaj ulliri

Trajtoni thembrat e çara me vaj ulliri

Duhet të tregoni kujdesin e duhur!

Nëse ju ankoheni për stinën e dimrit, këmbët tuaja e “falënderojnë të ftohtin. Të veshura me çorape, këpucë të rehatshme, këmbët qëndrojnë të buta gjatë muajve të ftohtë. Me ardhjen e pranverës duket se çdo gjë ndryshon. Sandalet me taka të larta, rripat, papuçet e sheshta dëmtojnë këmbët tuaja në mënyra të ndryshme. Thembra të çara, flluska dhe plagë janë rezultati i stinëve të ngrohta. Duke qenë të ekspozuara për muaj me radhë, lëkura e këmbëve vështirë se rigjenerohet vetë ndaj ju duhet të tregoni kujdesin e duhur. Edhe pse thembrat e çara mund të duken normale në verë, ato mund të çojnë në komplikacione të rënda. Të çarat në thembër kanë aftësinë të përhapen, duke lënë këmbë tuaja të plasaritur ju jeni të ekspozuar ndaj të gjitha baktereve, sidomos gjatë kohës që jeni në plazh duke ecur zbathur. Përbërësit e mëposhtëm natyral, sipas Living, do të trajtojnë dëmtimet në këmbët tuaja.

Lëng limoni

Metoda e parë për rigjenerimin e lëkurës së plasaritur është lëngu i limonit. Aplikojeni direkt në lëkurë me një leckë.

Vaj ulliri

Aplikoni vaj ulliri direkt në këmbët tuaja.

Vaj kokosi

Aplikoni vaj kokosit në këmbët tuaja para se të flini. Vishni çorape dhe mbajini gjatë gjithë natës.

Qumësht

Përzieni 1 filxhan qumësht me 5-7 gota ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët në këtë përzierje për rreth 15 minuta. Vaji i susamit Një hidratant efektiv që përmban vitamina B, D dhe E. Këto vitamina mund të riparojnë dëmtimin e lëkurës. Mbajini këmbët tuaja në ujë të ngrohtë për 10 minuta dhe pastaj lyejini me vaj susami.

Shafran i Indisë

Substanca antibakteriale dhe anti-inflamator do të trajtojnë infeksionet fungale. Përzieni 3 lugë shafran me disa pika vaj kokosi derisa të formoni një paste trashë. Aplikojeni atë në këmbët e plasaritura dhe mbajeni për 30 minuta.