Kurti: 72 orë pas certifikimit do ta kemi marrëveshjen VV-LDK

Kurti: 72 orë pas certifikimit do ta kemi marrëveshjen VV-LDK

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Pas takimit, Kurti ka dhënë një prononcim për media, ku ka theksuar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, do të formohet koalicioni qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.