Nevojiten politika të gjelbra dhe rrugë ligjore për refugjatët e klimës

Nevojiten politika të gjelbra dhe rrugë ligjore për refugjatët e klimës

Zhvillimi i veprimeve të forta mbi ndryshimin e klimës, si dhe rrugë ligjore për ata që preken nga katastrofat mjedisore, për të adresuar migracionin lidhur me klimën, janë të nevojshme, deklaruan sot ekspertët.

“Pika kryesore për migrimin e klimës është tashmë afër nesh”, deklaroi Jean-Christophe Dumont, kreu i migracionit ndërkombëtar në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

“Në afat të shkurtër, kushtet ekstreme të motit, që ne e dimë se janë të lidhura me ndryshimin e klimës afatgjatë ndikojnë tashmë në migracion”, theksoi Dumont për Shoqatën e Shtypit Anglo-Amerikan, në Paris.

“Për momentin, shumica e atyre që janë shpërngulur nga faktorët e mjedisit lëviznin brenda vendeve ose në vendet fqinje, por ndikimi afatgjatë është ende i paqartë”, deklaroi Dumont.

“Ndryshimi i klimës është gjithmonë i lidhur me çështjet ekonomike”, theksoi Dina Ionesco, drejtuese e migracionit, mjedisit dhe ndryshimit të klimës në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM)./ATSH/