Mijëra refugjatë kthehen në Republikën e Afrikës Qendrore

Mijëra refugjatë kthehen në Republikën e Afrikës Qendrore

Agjencia e Refugjatëve e OKB-së (UNHCR), filloi një operacion për të dërguar mijëra refugjatë të cilët ndodhen në Kongo, në vendet e tyre në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), pas një marrëveshje paqeje në fillim të këtij viti.

“UNHCR planifikon të ndihmojë rreth 25000 persona të kthehen në shtëpi deri në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch.

Në muajin shkurt qeveria e CAR nënshkroi një marrëveshje paqeje me 14 grupe të armatosura, duke u dhënë fund shtatë viteve konflikti civil.

Një grup me rreth 400 refugjatë la sot një kamp refugjatësh në Kongo, për të udhëtuar në Bangui.

Deri më tani, janë regjistruar 4000 refugjatë në programin e UNHCR-së./TASH/