VIDEO - Abuzimi me fëmijën

VIDEO - Abuzimi me fëmijën

Kaltrina Rexhepi - UDHËVE

Shumicën e kohës jashtë mësimit në shkollë e kalon në këtë shtrat, ose duke shikuar nga ballkoni i banesës. Ai është vetëm 10 vjeç.

Sipas babait të tij, ai është me probleme të ndryshme shëndetësore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe në rrjete sociale, e edhe në emisione televizive, ku ka kërkuar ndihma në të holla, për ta shëruar atë.

 Ai madje thotë se djali i tij ka edhe sëmundje që nuk janë shëruese, e të cilat nuk i kanë diagnostifikuar as mjekët e Kosovës.

“ Është i sëmurë psiqikisht por edhe do sëmundje të tjera që nuk janë shëruese. Me kanë thënë mjekët si në Ferizaj, si në Prishinë se nuk është për ne se ne nuk mundemi me bo asgjë për të, ka sëmundje që nuk janë shëruese”.

Prindi do të mbetët anonim, për të mos cenuar privatësin e tij, por që është i njohur për të gjitha institucionet përgjegjëse.

“ 10 vjet i ka bo djali e hala askush se ka kap në dorë me ja bo analizat kryesore se çka i ka e prej  çkafit po vuan. Unë kam pas qef që djalin me e mar me e qu në Prishtinë me e shti ne analiza të forta, me ja bo krejt analizat me e dite që cilen sëmundje e ka më të rëndën e qat sëmundje me e marrë me e shëru”.

Këto deklarata ky prind i ka bërë në muajin gusht të këtij viti. Emisoni ‘Udhëve’ bashkë me psikiatren e fëmijëve Mimoza Shahini i kemi caktuar terminet që të i bëhen analizat e hollësishme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai i ka bërë vizitat fillestare por, nuk ka vazhduar më tutje me besimin që mjekët e QKUK-së nuk po dijnë të ia gjejnë diagnozën.

Pasi është kryer një kontrollë e tillë, është kuptuar që ai shumë herë kishte marrë trajtime mjekësore, ku edhe është diagnostifikuar. Por me këto diagnoza ai nuk është i kënaqur.

Ai mendon se djali i tij është shumë më i sëmurë, se sa që është paraqitur nga doktorët.

“ Doktoresha Mimoza kur m’i ka japë letrat për me i kry kontrollat e djalit, unë i kamë kryer qeto 4 analiza që ajo m’i ka dhënë, me ka tregu se në çfarë gjendje është edhe me ka tregu se është pak i sëmurë psiqikisht. Me ka thënë se djali prej këmbëve është mirë ama ky prej këmbe s’është mirë”.

Muharrem Asllani, psikiatër në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thotë se ky i mitur ka qenë pacient i tij qysh nga viti 2017.

Ai duke u bazuat edhe në rekomadimet e prindit, shpjegimet të sjelljës së tij, si dhe vizitës që i ka bërë, thotë se ky fëmijë ka retardim mendor mesatar.

Doktori në maj të këtij viti as që e kishte kontrolluar pacientin fëmijë, por vetëm ia kishte përshkruar diagnozën e vitit 2017, bazuar në deklaratat e babait. Kjo, siç arsyetohet doktori që familja të ketë mundësi të aplikojë për ndihmë sociale për fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Rastin për të cilin pytni, unë e kam të njohur, ky rast vjen tek ne sipas nevojave që ka familja për të dhe herën e fundit në maj ka ardhë për të marrë një vlerësim nga Komisioni i cili është në nivel të Kosovës, për persona me aftësi të kufizuara, në këtë rastë për fëmijen me aftësi të kufizuara, dhe ne e kem vendos diagnozen me prapambetje mendore të moderuar”, thotë Asllani.

“Nganjëherë prindërit vetëm kërkojnë që t’i përshkrujam diagnozat e më hershme për administratë, ne kemi bo kërkesën por Komisoni ka kërkuar që ne shpejt me e bo vlerësimin dhe ne e kemi përshkruar që mos me e ndërpre ndihmen që ua jep, sepse nëse Komisioni nuk merrë prej neve dokument në atë datë kur duhet me u bo vlerësimi Komisioni kish me ja u ndërpre ndihmën”.

Por të kundërten e kësaj e thotë Mimoza Shahini Psikiatre e fëmijëve në Qendren e Shëndetit Mendorë  për fëmijë dhe adoleshentë në Qendres Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo në vlerësimin që ka dhënë në bazë të vizitës që i ka bërë fëmijës, ka konstatuar se pacienti ka  çrregullime që nuk janë ta shkallës aq të lartë siç përshkruhen nga ana e prindit, e edhe siç është diagnostifikuar nga ana e Qendres së Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Por ajo thotë se në bazë të kësaj vizite, më shumë është për t’u habitur dhe për t’u trajtuar sjellja e prindit që ka karshi fëmijës.

“Klienti është paraqitur në Qendrën e Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe adoleshent në Prishtinë për vlerësim, i është bërë vlerësimi i psikiatrit është bërë vlerësimi psikologjik dhe në ndërkohë është referuar që të bëjë edhe vlerësime të tjera, sepse nga ajo që ne kemi pa është se fëmijë nuk është se ka ndonjë vonesë të rëndë mendore për të justifikuar të gjitha ato probleme që paraqiten nga ana e babait. Sigurisht që sjellja e tij është vështirë e menaxhueshme, mirëpo ajo që e kam vënë re unë është se sapo ka hyrë ai ishte i gatshëm për me shku me lujt edhe me u marrë me disa aktivitete që atij i sillnin kënaqësi. Në lojen që bënte ishte mjaft koherent, kështu që kishte një mospërputhje mes asaj që unë shikoja dhe asaj që thonte prindi, ndërsa në vlerësimin psikologjik fëmiju nuk ka tregu që ka ndonjë vonesë të rëndë mendore për ta justifikuar atë që e thonte prindi, kështu që djali ka vetë vonesë të lehtë e edhe simptoma të hiperaktivitetit”, thotë Mimoza Shahini.

Sipas saj prindi ishte ai që donte të kishte sa më shumë vlerësime për gjendjën shëndetësore të djalit të tij.

“Ajo që unë kam parë atë ditë ishte si ai donte sa më shumë vlerësime dhe thoshte se fëmija i tij nuk është verësuar asnjëhërë. Do të thotë nëse sistemi këtë njeri e ka mësuar për të bërë çka don ai, nuk mendoj që ai është fajtori, fajtor është sistemi që i ka thy barrierat e veta për shkak të insistimit të tij”.

Doktoresha Shahini befasohet se si ky prind, ka arritur të bëjë çka të dojë me fëmijën e tij, për qëllime të dyshimta.

Në bazë të vlerësimit të psikiatrit Muharrem Asllani, si dhe të ekipit vlerësues të Qendrës për Punë Sociale, ky prind merr edhe ndihmë sociale, njërën për gjendjen e rëndë ekonomike, e tjetrën për djalin e tij, që është vlerësuar me retardim mendorë mesatar.

Në vitin 2017, ai ishte paraqitur edhe në një emision televiziv ku duke qajtur së bashku me djalin e tij, kishte thënë që djali i tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, dhe duhej të bëhej një intervenim sa më i shpejt.

Por ky rast ishte mbyllur sapo janë mbledhur parat, ndërsa ai në rrjete sociale ka vazhduar përsëri që të kërkojë ndihmë për djalin e tij.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale e thekson që ky prind nuk ka sjellje të mirë ndaj fëmijs së tij, për të cilat ata kanë edhe dyshime.

Ai thotë se kishin ndjerë edhe presion nga ky person, i cili çdo ditë edhe kishte vizituar zyrën e tij duke kërkuar që të ishte në listë të ndihmave sociale, dhe një presion i tillë, si duket i ka bërë zyrtarët e Mirëqenies Sociale të harrojnë që për detyrë e kanë ëdhe mirëqenien fizike dhe psiqike të fëmijës, duke u fokusuar që ky person të jetë në listën e përfituesve të skemës sociale.

“Sigurishtë punëtorët kanë punuar me këtë raste edhe kanë ardhë në një përfundim që fëmija ka filluar të përmirësohet. Ai e përdorë atë për me përfitue, sepse ai i merr këtu 100 euro ndihmë sociale…Ne nuk kemi mekaniza se si ta ndalim atë”, thotë Ruzhdi Latifi, drejtor i Qendres për Punë Sociale në Ferizaj.