Policia jep detaje për aksidentin në Dollc, katër persona të lënduar

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc, katër persona të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Dollc.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tregoi se të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore në QMF në Klinë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc.Janë katër persona të lënduar. Dy automjete të përfshira. Katër personave të lënduar lehtë i është ofruar ndihma në QMF Klinë. “, u shprehë ai. /Indeksonline/