Tentoi të kalonte rrugën, këmbësori vdes në autostradën Tiranë-Durrës

Tentoi të kalonte rrugën, këmbësori vdes në autostradën Tiranë-Durrës

Një person raportohet se ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Sipas informacioneve një këmbësor është përplasur nga një automjet teksa ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.