Muzika Pop sot

Muzika Pop sot

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha si këngëtare me prejardhje shqiptare dhe po ashtu identifikim të shquar si shqiptare, janë disa prej përfaqësueseve më të njohura globalisht të Muzikës Pop. Ato po udhërrëfejnë të rinjtë dhe kanë ushqyer shtjellat globale me artin e tyre. Në të vërtetë ato janë pranuar si udhërrëfyese në trendin global të muzikës dhe me këtë edhe të shfaqin të renë si në Muzikën Pop po ashtu edhe në globalen e muzikës.

Muzika Pop në të cilën kultivojnë muzikën e tyre këto artiste shqiptare, ka pësuar ndryshime të thella prej aktuelizimit të saj në vitet tetëdhjetë e deri më sot. Në të vërtetë sot dy nga dhjetë këngët më të dëgjuara apo edhe më të mira (sipas magazinës “Times” për këtë vit), ajo e Jonas Brothers – Sucker dhe ajo e FKA Twigs – Cellophane janë dy nga dëshmitë më të shprehura të muzikës Pop siç është sot. Derisa kënga Sucker, i përshtatet klasikes së zhanrit të muzikës Pop në të dy karakteristikat e saj: në lehtësinë dhe të kapshmen e saj si këngë, kënga e FKA Twigs – Cellophane është një eksperimentim si përpjekje për të thyer klasiken e muzikës Pop me një përpjekje krejtësisht origjinale, e që kombinon alternativen, muzikën klasike dhe poetiken.

Në kulturën e sotshme globale është më se evidente përpjekja artistike, si e muzikantëve dhe edhe e artistëve të fushave të tjera për thyrjen e rregullave të zhanrit, të përpilimit dhe të shprehjes. Edhe muzika Pop ka pësuar ndryshime krejtësisht gjigante në shprehjen e saj. Tanimë përpjekja është që të shpërfaqet dhe të shprehet ajo që është alternative dhe kontraverse.

Muzika e njohur me emrin Pop, si shkurtesë e muzikës së popullarizuar në të gjithakohërat e saj, prej viteve tetëdhjetë dhe deri më sot ka qenë konsumi më i gjerë i muzikës. Prej Michael Jackson dhe George Michael e deri tek Bebe Rexha sot, muzika Pop është bartëse e trendeve më tëreja muzikore.

Muzika Pop në të vërtetë është duke u kombinuar me të gjitha zhanret dhe në të gjitha sferat e muzikës globale por gjithnji duke ruajtur karakteristikat e saj origjinale. Ajo shquhet për ritmin e kapshëm dhe dinamik, dhe po ashtu edhe për baladat si shprehje e kumtimeve aktuale dhe të pranueshme për masa më të gjera të dëgjuesve.

FKA Twigs dhe Jonas Brothers, si edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha ndër të tjerë kultivojnë tanimë alternativen përbrenda të ashtuquajturës Pop muzikë dhe e shpërfaqin të margjinalizuarën e dhembjes dhe dashurisë së pa kufi të imponuar nga ndarja klasike e zhanreve.

Muzika Pop ka dryshuar në masë të madhe prej viteve tetëdhjetë kur edhe ishte aktuelizuar dhe nominuar me këtë emër. Ajo është muzika e cila shtrinë shtjellën globale në të gjitha shtresat e saj dhe me këtë krijon trende dhe shprehje krejtësisht të popullarizuara globalisht të cilat bëhen edhe udhërrëfyes në globalen.

Dua Lipa, Rita Ora etj, janë përfaqësuese të kësaj rryme me prejardhje shqiptare, dhe krijojnë po këtë shtjellë të globales dhe të të ushqyerit të trendeve globale, që tanimë janë duke kapërcyer barrierat e Pop-it klasik në diçka që udhërrëfen të rinjtë në tërë globin.

Ballsor Hoxha