Diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni Veriore në fushën e sigurimeve

Diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni Veriore në fushën e sigurimeve

Në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve sot u mbajt një takim i nivelit të lartë midis anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve, Sulejman Ahmedi dhe Igor Ivanovski dhe delegacionit nga Banka Qendrore e Kosovës i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti.

Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve dhe lehtësimet  dhe dobitë që mund të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve nga ky bashkëpunim, duke pasur parasysh fluksin e lartë të lëvizjes së kapitalit dhe të qytetarëve të këtyre dy vendeve fqinje.

Siç u potencua edhe nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti pala kosovare janë të gatshëm për bashkëpunim, të cilin e quajti të rëndësishëm  dhe shpreson në arritjen e rezultateve konkrete të cilat do të jenë të dobishme për të dyja vendet.         

 

Autor: RTKlive