Tërmeti në Shqipëri, anulohet festivali “Kosovarja Këndon”

Tërmeti në Shqipëri, anulohet festivali “Kosovarja Këndon”

Për shkak të tërmetit në Shqipëri, është anuluar Festivali “Kosovarja Këndon”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Bordi i AKV “Kastriotët” nga Ferizaj.

“Të nderuar dashamirë dhe pjesëmarrës të Festivalit “Kosovarja Këndon”,Ju njoftojmë se mbajtja e festivalit që ishte paraparë të mbahet më 28 nëntor, shtyhet për një kohë të pa caktuar. Ky vendim është i përbashkët i institucioneve dhe stafit organizativ, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri. Për mundësinë e mbajtjes së festivalit në një ditë tjetër, do të ju njoftojmë ndërkohë”, thuhet në njoftimin e Bordit të AKV-së “Kastriotët”- Ferizaj.