Skandaloze: `Hajnia`me taksën rrugore dhe mashtrimi i `Kastrati Group`

Skandaloze: `Hajnia`me taksën rrugore dhe mashtrimi i `Kastrati Group`

Tërmete të fuqishme kanë goditur të martën Shqipërinë. Më i madhi ishte prej 6.3 shkallësh të rihterit, ku mbetën të vdekur 28 persona e qindra të lënduar, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu, në ndihmë të shtetasve shqiptarë, menjëherë dolën ata nga Kosova.

Por, skandaloze mbetet taksa rrugore pavarësisht se shumë shtetas të Kosovës po mësynë Shqipërinë për të ndihmuar me mundësitë e tyre.

Njëjtë edhe për mediat, të cilat për të raportuar nga afër dëmet që u shkaktuan, rrezikojnë edhe vetën, por të njëjtit detyrohen të paguajnë taksën rrugore në Kukës, shkruan gazeta inFokus.

Madje, zyrtarët që mbledhin taksën rrugore, arsyetohen se kjo taksë hiqet vetën për ato makina të cilat me vete kanë ndihma në veturë.

Ndërsa më herët është lëshuar një njoftim konfuz i cili nuk specifikonte saktë se kush lirohet apo jo nga taksa rrugore.

Kjo duke manipuluar qytetarët se janë të liruar nga pagesa për këto ditë solidarizimi.

Kujtojmë se krejt këto të hyra, me vendim të qeverisë Shqiptare shkojnë në gjepat e siç thuhet oligarkëve shqiptare të “Kastrati Group” me arsyetimin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”.

E kjo, as në këtë rast solidarizimi e ndihme të madhe, nuk po hiqet as për pak ditë./Gazeta inFokus/