Kaqika në furrë

Kaqika në furrë

Përbërësit

10 Kaqika me shpatull pule
1 gotë të çajit jogurt
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 lugë të çajit Biber i zi
1 lugë të gjellës Salce domate
1 hudhër
1 lugë kripë
gjysmë luge të çajit qimnon

Përgaditja

Salcën e domatës e derdhim në një enë të thellë, përmbi ia vendosim biberin e zi, qimnonin, kripën, hudhrën e shtypur, jogurtin, vajin vegjetal dhe e përziejmë e gjithë glazurën.

Kaqikat i lyejmë me këtë përzierje dhe i rëndisim në tepsi, i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë mesatare për rreth 15-20 minuta.

Pas pjekjës i hedhim pak biber të zi përmbi dhe i shërbejmë të ngrohtë.