​Inva Mula organizon koncert humanitar në Durrës, fton artistët shqiptarë

​Inva Mula organizon koncert humanitar në Durrës, fton artistët shqiptarë

Inva Mula, sopranoja me famë botërore, si gjithë shqiptarët është prekur shumë nga ngjarja e rëndë e 26 Nëntorit ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku njofton të gjithë se do organizohet një koncert në Durrës më datën 7 dhjetor.

Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri. 

Mula i ka bërë thirrje të gjithë artistëve shqiptarë të bëhen pjesë e këtij koncerti për t’u solidarizuar me njerëzit e prekur nga tërmeti.

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, shkruan sopranoja./OraNews/