Dr. Arijeta Musliqi:Kemi mungesë të ilaçeve për të strehuarit nga Shqipëria

Dr. Arijeta Musliqi:Kemi mungesë të ilaçeve për të strehuarit nga Shqipëria

Kryeshefja e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Pejë Dr. Arijeta Musliqi, i tha gazetës “Zarfi Info”, se aksioni për kontrollet mjekësore nëpër shtëpitë që kanë strehuar vëllezër dhe motra nga Shqipëria po ecën shumë mirë edhe përkundër faktit se grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të ilaçeve. 

“Aksioni për kontrollet nëpër shtëpitë e të strehuarve nga Shqipëria po ecën shumë mirë dhe deri më tani gjithçka është nën kontroll. Grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të barnave, gjë që është problem serioz dhe se duhet të mobilizohen qytetarët ose pronarët e barnatoreve private, që bashkërisht ta tejkalojmë këtë problem  për të mirën e të sëmurëve”, tha Dr. Musliqi, duke bërë me dije kështu lisën e ilaçeve të cilat janë të domosdoshme për këta pacientë.  

“Antihipertenziv, Diabetik oral, Antikuagulant, Insulin Levemir dhe Diuretik, janë disa prej ilaçeve kryesore që na mungojnë e që janë të domosdoshme për shëndetin e këtyre pacientëve”, tha kryeshefja e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Pejë Dr. Arijeta Musliqi. 

Për fund, duhet shtuar se gjatë ditës së djeshme janë bërë kontrolle në 11 familje të Pejës të cilat kanë strehuar gjithsejtë 45 persona të prekur nga tërmeti. Aksion i njëjtë nga grupi i emergjencave është duke vazhduar edhe sonte në fshatin Qyshk të kësaj komune.  

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit të ilaçeve, mund të kontaktojnë në faqen e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në linkun: https://www.facebook.com/Qendra-Kryesore-e-Mjek%C3%ABsis%C3%AB-Familjare-Pej%C3%AB-503117556770496/.