Koha kur në tregun e ShBA-së del tableti për kontrollin e lindjeve

Koha kur në tregun e ShBA-së del tableti për kontrollin e lindjeve

Më 1 dhjetor 1960, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve njoftoi se tableti për kontrollin e lindjeve do të vihej në shitje në Shtetet e Bashkuara brenda 6 muajsh.

Agjencia e mësipërme qeveritare, e ngarkuar me kontrollin e pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve, kishte miratuar muaj më parë, përdorimin e tabletit si një mjet të sigurt për parandalimin e shtatzanisë.

Kjo erdhi si pasojë e 4 vjet provash me një mijë e 500 gra, të cilat treguan se tableti ishte qind për qind i efektshëm në parandalimin e shtatzanisë.

Administrata tha se tableti mund të përdorej me recetë mjeku. Kostoja e përmuajshme e tij do të ishte rreth 10 dollarë. Me kalimin e viteve, lindën shqetësime rreth rreziqeve shëndetësore që këto medikamente mund t’u krijonin disa grave, ndërsa Kisha Katolike dhe disa grupe konservatore filluan të kundërshtojnë përdorimin e tyre për arsye morale.

Është thënë shpeshherë se hapja kontraceptive shkaktoi një revolucion seksual në shoqërinë amerikane dhe në pjesën më të madhe të botës, duke e ndryshuar Amerikën dhe botën, edhe për shumë vjet të ardhshëm.