Kramp-Karrenbauer: Ushtarët gjermanë mbeten në Kosovë

Kramp-Karrenbauer: Ushtarët gjermanë mbeten në Kosovë

Ende nuk duket në horizont përfundim i misionit të KFOR-it në Kosovë.

"Largimi nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon ka theksuar gjatë vizitës së kampit të KFOR-it në Prishtinë, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Prania e trupave gjermane në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar ajo në takim me komandantin e KFOR-it 

“Ajo që është ndërtuar në Kosovë, duhet të ketë sigri edhe në të ardhmën. Për këtë qëllim trupat gjerman tash e njëzet vjet ndodhen të angazhaura në Kosovë” ka thënë  Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherit kryetare e Unionit Demokristina gjerman CDU, e cila ka qëndruar të dielën në Prishtinë. Ende nuk duket në horizont përfundim i misionit të KFOR-it, ndërsa prania e trupave gjermne në Kosovë edhe më tej është e pashmangshme, ka theksuar Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer  gjatë vizitës në kampin e KFOR-it Film Siti, ku ka takur ustharët gjermanë si dhe komandantin e KFOR-it. 

“Ndonësë për njëzet vite është bërë shumë, në rajon ende ka një stabilitet fragjil” ka thë Kramp-Karrenbauer, ndërsa ka shtaur se “stabiliteti në rajon është një sfidë për sa kohë nuk arrihet një marrëveshje mes palëve”.  “Ështe me rëndësi fakti, që ajo që kemi ndërtuar për 20 vjet, nuk do të mund të rrezikohet në të ardhmën”. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer  tha se është krenare me punën e ushtarëve gjermanë të Kfor-it. “Largimi i KFOR-it nga Kosova për pasojë do të kishte rritjen endikimit rus dhe kinez në rajon” ka theksuar ajo për mediat gjermane. Sipas revistës gjeramne Fokus, aktualisht në Kosovë në mesin e 3500 ushtarëve të KFOR-it mbi 80-të janë gjermanë.

Fadil Gashi , Radio Kosova