Shahini: Prodhuesit e Kosovës fuqi reale ekonomike e Kosovës

Shahini: Prodhuesit e Kosovës fuqi reale ekonomike e Kosovës

Këtë vit në Kosovë shënohet 17 vjetori i "JAVËVE të PRODHIMEVE VENDORE NË KOSOVË", organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB).

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se këtë vit do të ketë disa aktivitete, por tërmeti që goditi Shqipërinë ka bërë që të ketë ndryshim agjende.

"Tërmeti që goditi Shqipërinë bëri që të anulojmë aktivitetin kryesor. Bizneset e Kosovës gjithëherë kanë ndihmuar Shqipërin. Edhe rasti i vërshimeve në Shkodër në 2012 , në Fier kemi dhënë kontribut të madh atje së bashku me bizneset,, me përkrahjen  ndaj Shqipërisë kemk treguar se Kosova është pranë Shqipërisë, sikur edhe tani,", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

"JAVËT E PRODHIMEVE VENDORE NË KOSOVË", kanë filluar më 27 nëntor dhe përfundojnë më 14 dhjetor, në të cilët përfshihet promovimi i prodhimeve vendore nëpër qendrat tregtare, do të publikohen hulumtime që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik e social në Kosovë.