Ja si të përgatisni ëmbëlsirë me kos

Ja si të përgatisni ëmbëlsirë me kos

Përbërësit:

4 të kuq të vesë
200 gr margarinë
100 gr sheqer
350 gr miell
1 pluhur pjekurinash
1 lëvore limoni
Për mbushjen:
4 të bardhë vezësh
200 gr sheqer
1 sheqer vanilje
600 gr kos grek
600 gr ajkë të thartë/shtalpë
100 gr miell
1 lëng limoni

Udhëzimet:
1 Margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti miksojeni bashkë me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pastaj shtoni të kuqtë e vezëve dhe shtalpën (kujdesuni që të lini anash 50 gr shtalpë nga masa e përgjithshme që keni përgatitur për mbushjen.

2 Shtoni lëvoren e grirë në rende të një limoni dhe miellin e situr bashkë me pluhurin për pjekurina si dhe një fije kripë.

3 Bëni një brumë të butë dhe ndajeni në dy pjesë të barabarta. Për 30 minuta, njërën pjesë të brumit vendoseni në ngrirje të thellë e tjetrën në frigorifer.

4 Brumin e ftohur hapeni në letër të bërë më yndyrë. Sipas nevojës hidhini pak miell që të mos ngjis.

5 Tavën me diametër 25x35cm lyejeni me yndyrë dhe spërkateni me miell.

6 Vendoseni në të me kujdes petën e hapur e këtë më pas rregullojeni mirë me duar brenda tavës.

7 Tavën futeni në furrën e parangrohur në 180 gradë që të piqet për 10 minuta. Derisa piqet ajo, ju përgatiteni mbushjen.

8 Të bardhët e vezëve rrahini me mikser derisa të fitoni një shkumë të fortë.

9 Kosin dhe shtalpën bashkojini me sheqer, sheqer vanilje, lëngun e një limoni dhe miellin.

Step 10 Mark as Complete
Tek kjo përzierje gradualisht shtoni edhe të bardhët e rrahur të vezëve. 10Masën e fituar hidheni me kujdes mbi petën e gjysmë-pjekur.

11 Sipër kremit, vendoseni petën e hapur (pas mbajtjes në ngrirje!). Kthejeni tavën në furrë dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25-30 minuta në temperaturë prej 160 gradësh.

12 Pas pjekjes, ëmbëlsirën lëreni të ftohet në ambient dhome e më pas shërbejeni. Ju bëftë mirë./meshije.com