Në Spanjë janë të sigurt: Fituesi është Lionel Messi

Në Spanjë janë të sigurt: Fituesi është Lionel Messi

Para ceremonisë gala, në të cilën Leo Messi do të fitojë edhe një herë Topin e Artë dhe do të kurorëzohet si lojtari më i mirë në botë, argjentinasi kishte kohë të tregonte në Madrid se në fushën e blertë nuk ka njeri si ai.

Shënoi një gol të rëndë në “Wanda Metropolitano” kur akush nuk e priste, pikërisht në sfidën të që Atlético e interpretoi shumë mirë, por “Los Colchoneros” nuk e kanë një Messi për të bërë diferencën.

E majta e tij, përsëri ishte prej ari. Para goditjes së tij, fluturimi i Oblak rezultoi i pavlerë. Në një lojë me ritëm të lartë, kundër Atléticos së Simeones, Messi u rishfaq ashtu siç bën zakonisht, për t’i lënë me sy hapur të gjithë të pranishmit në stadium, por edhe telespektatorët që e ndoqën “live” nga e gjithë bota. Një provë se përse Topi i Artë i këtij viti duhet të bëhet pronë e tij.

Teatri Chatelet, në Paris, do të kurorëzojë Leo Messin si fituesi i Topit të Artë të radhës, duke pasuar Luka Modricin në edicionin e 64-të të çmimit. Në këtë mënyrë, Argjentinasi do të lërë pas Cristiano Ronaldon në duelin epik të më shumë se një dekade për të më të mirin në botë. Lojtari i Barçës do të fitojë për herë të gjashtë këtë çmim prestigjioz, si askush tjetër në rruzull.

Siç ndodhi edhe me çmimin e në të mirit të FIFA-s, fillimisht ishte holandezi Virgil Va Dijk më i avantazhuar, por argjentinasi ka qenë në gjendje ta kthejë situatën. Në fakt, dje rezultatet përfundimtare arritën të zbuloheshin, teksa Messi kryeson më 64 pikë më shumë se van Dijk, i treti është Salah, ndërsa Cristiano Ronaldo mbetet jashtë podiumit. Në listën e 10 më të mirëve janë Mané, Alisson, Mbappé, De Jong, De Ligt dhe Eden Hazard. Për herë të parë në 26 vitet e fundit, asnjë spanjoll nuk ka hynë në listën e finalistëve për Topin e Artë.