Musaka me bishtaja: Gjellë e parapëlqyer në mënyrën edhe më të shijshme!

Musaka me bishtaja: Gjellë e parapëlqyer në mënyrën edhe më të shijshme!

Kjo recetë është shumë e shëndetshme, ideale për drekën apo darkën në vatrën tuaj familjare.

Përbërësit:

– 600 g bishtaja;

– 300 g mish të bluar;
– 1 presh;
– 1 karotë;
– spec i bluar;
– piper;
– kripë,
– vaj;
– 3 vezë;
– 4 – 5 thelpinj hudhre;
– 100 g ajkë të thartë;
– 200 ml qumësht.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni gjysmën e preshit dhe shtoni mishin e bluar dhe fërgojeni pak.

Në mish shtoni specin e bluar, kripën, piperin (sipas dëshirës edhe erëza të thata). Shtoni hudhrën e grirë dhe një vezë.

Të gjitha bashkoni mirë. Në tenxhere tjetër fërgoni pjesën tjetër të preshit dhe shtoni bishtajat dhe karotën e prerë në rrathë.

Fërgoni 5-6 minuta duke shtuar shumë pak ujë. Qitni kripë dhe shtoni erëza sipas shijes.

Tepsinë rezistuese ndaj zjarrit lyeni me vaj dhe në fund qitni gjysmën e boranisë së fërguar, sipër qitni mishin e bluar, pastaj edhe pjesën tjetër të bishtajave.

Rrafshoni mirë. Në tepsi thyeni 2 vezë, shtoni ajkën dhe qumështin dhe të gjitha mirë tundni dhe qitni sipër bishtajave.

Sipas dëshirës sipër mund t’i qitni kaçkavall të grirë në rende.

Piqni në 200 gradë celsius rrethe 43 minuta, ose edhe më gjatë, derisa lëngu të avullojë dhe bishtajat të piqen mirë.

Ju bëftë mirë.