Përhapi panik me lajme të rreme, jepet masa për studenten nga Durrësi

Përhapi panik me lajme të rreme, jepet masa për studenten nga Durrësi

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për studenten Xhulia Aliaj, e cila u arrestua pas përhapjes së panikut me lajme të rreme në lidhje me tërmetin, përmes rrjeteve sociale.

Gjykata vendosi që Aliaj të lihet e lirë dhe ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se Aliaj është arrestuar pasi ngriti shqetësimin se në Porto Romano ishin shkaktuar dëme nga tërmeti si dhe ju bëri thirrje qytetarëve të largoheshin nga zona. Aliaj është student pranë Universitetit të Durrësit./tch