Huawei Nova 6 me 5G shihet në fotot reale

Huawei Nova 6 me 5G shihet në fotot reale

HUAWEI Nova 6 5G së shpejti do të bashkohet me Nova 5T të zbuluar së fundmi, nëse imazhet e rrjedhura janë të vërteta.

Ato u postuan në Weibo, duke pretenduar se përshkruanin Nova 6.

Telefoni është përfolur për një lansim të nëntorit, gjë që nuk ka ndodhur.

Dhjetori është muaji më i mundshëm, nëse HUAWEI dëshiron ta lansoj pajisjen këtë vit.

Thashethemet sugjerojnë gjithashtu një ekran 6.4 inç FHD +, procesorin Kirin 990, 8 GB RAM memorje dhe hapësirë ruajtje deri në 256 GB.

Sa i përket kamerave, ka spekulime në lidhje me një kuadrat të mundshëm 60MP + 12MP + 2MP + 2MP në anën e pasme me një duo prej 32MP + 8MP në pjesën e përparme.