SHBA rikthen tarifat Argjentinës dhe Brazilit

SHBA rikthen tarifat Argjentinës dhe Brazilit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se vendi i tij do të rivendosë tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga Brazili dhe Argjentina.

"Brazili dhe Argjentina kanë zbatuar një zhvlerësim masiv të monedhave të tyre, gjë që nuk është e mirë për taksambledhësit tanë", tha Trump në rrjetin social Twitter.

"Prandaj, unë do të rivendos tarifat ndaj tërë çelikut dhe aluminit që transportohet në SHBA nga ato vende, për të hyrë në fuqi menjëherë", shtoi presidenti amerikan.

Trump gjithashtu i bëri thirrje Rezervës Federale të ndërmarrë veprime për të parandaluar vendet që "përfitojnë nga dollari i fortë duke zhvlerësuar më tej valutat e tyre".

Ai tha se situata e bën "shumë të vështirë" që prodhuesit dhe taksambledhësit amerikanë të eksportojnë në mënyrë të drejtë mallrat e tyre.

Duke thënë se politika e tij e tarfiave është duke dhënë fryte, Trump shtoi: "Tregjet e SHBA-së kanë shënuar rritje deri në 21 për qind që nga njoftimi i tarifave më 3 janar 2018 dhe SHBA po fiton shuma masive të parave (dhe po jep një pjesë fermerëve tanë, të cilët janë vënë në shënjestër të Kinës)".

Ndryshe, Trump vendosi tarifë prej 25 për qind për importet e çelikut dhe 10 për qind për ato të aluminit më 23 mars të vitit 2018, por zbatoi një përjashtim të përkohshëm për Kanadanë, Meksikën, Brazilin, Bashkimin Evropian, Australinë dhe Argjentinën.