​Hailey Bieber përgjigjet me simpati ndaj spekulimeve për shtatzëni

​Hailey Bieber përgjigjet me simpati ndaj spekulimeve për shtatzëni

Modeli Hailey Bieber dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber aktualisht po kalojnë kohën në Florida.

Edhe pse muaji i mjaltit mbaroi për 23-vjeçarin Hailey Bieber dhe 25-vjeçarin Justin Bieber, çifti është akoma me pushime në Majami pasi ata festuan datëlindjen e modeles.

Fotografitë e Hailey Bieber duke mbajtur dorën në bark, u shfaqën, dhe disa media nxitën spekulimet rreth asaj se ajo ishte shtatzënë.

Modelja nuk u mor shumë me thashethemet e pabazuara, por thjesht postoi një koment në Instagram.

“Interneti është argëtues. Jo, nuk jam shtatzënë, por me të vërtetë më pëlqen shumë ushqimi”, shkruan Hailey Bieber.


MË SHUME NGA Magazina