Vushtrria ndali Ballkanin, Ferizaj befasoi Drenicën

Vushtrria ndali Ballkanin, Ferizaj befasoi Drenicën

Ballkani është kampion vjeshtor i Ipko Superligës, edhe pse në ndeshjen e javës së 17-të pësoi humbje 1:0 nga Vushtrria në “Ferki Aliu”.

Ndërkohë, kampioni në fuqi e mbyll gjysmë sezonin me triumf 4:2 kundër skuadrës së fundit në renditje, Dukagjinit, në “Rexhep Rexhepi”.

Ferizaj, ndërkohë, bëri një hap të madh në luftë për mbijetesë në ligën elitare kosovare, duke e mundur Drenicën 2:0 në Skenderaj.