Lo Celso mendon largimin nga Tottenham

Lo Celso mendon largimin nga Tottenham

Giovani Lo Celso po merr në konsideratë largimin nga Tottenhami. I afruar në verë në huazim me të drejtë blerjeje për 65 milionë euro nga Betisi, mesfushori argjentinas ka luajtur vetëm një ndeshje titullar deri tani e në total 155 minuta në fushë.

Fantazisti mendon të ndryshojë ambient, pasi ka frikë se mund të humbasë vendin e titullarit tek Argjentina, por edhe sepse dëshiron të jetë protagonist në fushë e jo në stol.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit përpara kohe te Betisi, që në janar, ndërsa një mundësi tjetër do të ishte edhe huazimi sërish në Premier League ose në Primera Division.