
18:30 / 02.12.2019
Ndriçohet kryeqyteti për festat e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, po zbukurohen edhe qytetet ndër to edhe Prishtina.
Sheshet kryesore të kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër me ndezjen e dritave.
Stolisjen e kryeqytetit sivjet e ka bërë kompania private “Anea”, ku komunës së Prishtinës kjo stolisje me drita i ka kushtuar rreth 63 mijë euro.
Kjo shumë vjen nga kontrata kornizë në vlerë prej 190 mijë euro për tri vjet. Në kontratën kornizë të Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se ky buxhet është plus minus 30% me devijim të lejuar.
Ndërsa, vitin e kaluar ishin ndarë 75 mijë euro për dekorimin e shesheve “Skenderbeu”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “Zahir Pajaziti”. Buxheti për vitin 2017 ishte 57 mijë e 940 euro.
KosovaPress sjell pamje nga stolisja e kryeqytetit.