​Alarmi i kuq në Francë për shkak të motit të keq

​Alarmi i kuq në Francë për shkak të motit të keq

Një bilanc i rëndë në njerëz dhe dëme të mëdha. Për të dytën herë brenda pak ditësh, juglindja e Francës është në zi, pas stuhive të dhunshme që shkaktuan të paktën pesë viktima.

Brenda dhjetë ditësh, 11 persona humbën jetën në këtë krahinë, gjatë dy fenomeneve klimatike mesdhetare me reshje shiu të mëdha, përmbytje dhe erëra të forta.

“Alarmi i kuq u shpall, por ai la pas toka të shkatërruara dhe të varfëruara nga përmbytjet. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë vuajtur javët e fundit nga moti i keq në jug, veçanërisht për familjet dhe të afërmit e bashkëqytetarëve tanë, që kanë humbur jetën”, reagoi në Twitter presidenti, Emmanuel Macron.