Murati: Lufta e UÇK-së e solli lirinë e pavarësinë e Kosovës

Murati: Lufta e UÇK-së e solli lirinë e pavarësinë e Kosovës

Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kujtuar dëshmorët Hyzri Tallës, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, në 21 vjetorin e rënies.

“Përpjekja, lufta, dhe rënia e juaj qëndrojnë fortë në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie”, ka shkruar Murati në Facebook.

Postimi i plotë i Muratit:

Sot u bën 21 vjet nga rënia e shokut tim të dashur Hyzri Tallës me bashkëluftëtarët Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Vitet po kalojnë, e kujtimi për ju nuk po venitet. Përpjekja, lufta, dhe rënia e juaj qëndrojnë fortë në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie. Lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi për Hyzriun, Afrimin e Ilirin. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë.