​​Zelensky: Nuk është bërë marrëveshje për hetimin e Biden

​​Zelensky: Nuk është bërë marrëveshje për hetimin e Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi të kishte pasur një marrëveshje për shkëmbim favoresh me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

“Përfundimisht, nuk kam konsumuar me presidentin amerikan, Trump një bisedë të tillë në termat “ti më jep këtë, unë të jap atë”, deklaroi Zelensky për revistën gjermane të lajmeve “Der Spiegel”.

“Unë nuk dua që Ukraina të jetë një gur në fushën e shahut të fuqive të mëdha”, vazhdoi më tej ai.

Zelensky theksoi se Ukraina, nën drejtimin e tij, po e çrrënjos korrupsionin, që ishte edhe parimi i fushatës së tij elektorale