Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, shifrat janë alarmante

Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, shifrat janë alarmante

Me uljen e temperaturave, kryeqyteti i Kosovës, tash e disa vite po përballet me ndotje të lartë të ajrit.

Sipas matjeve nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 162, shifër kjo e cila e bën të pashëndetshëm ajrin për banorët e kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet si dhe përdorimi i thëngjillit dhe lëndëve djegëse.

Një problematikë e tillë, vitin e kaluar kishte ngjallur reagime edhe tek qytetarët me ç’rast edhe ishte protestuar kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjitha përmasat, duke e bërë kështu kryeqytetin tonë si vendin e parë më të rrezikshëm nga ndotja e ajrit.

Ambasada e SHBA nëPrishtinë ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen nëajrin e Prishtinës, matjet në dispozicion të publikut.

Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë, shkruan IndeksOnline.