Ahmeti: Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta!

Ahmeti: Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta!

Sheshi i Prishtinës është zbukuruar me dekorime të ndryshme për shkak të festave të fundit, shkruan Indeksonline.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sivjet festat e fundvitit nuk janë të njëjta.

Por sipas tij, fëmijët meritojnë të gëzohen.

“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta!

Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti u shpreh kësisoji pas tëmetit shkatërrues që ndodhi të martën e kaluar në Shqipëri ku mbetën të vdekur 51 persona e qindra të tjerë mbetën të lënduar e pa strehë mbi kokë.

Ndërsa, për çdo vit, komuna e Prishtinës, harxhon rreth 63 mijë euro për zbukurimin e kryeqyetit.

Ndryshe nga ky vit dhe dy viteve të ardhshme, Komuna e Prishtinës, kishte harxhuar rreth 50 mijë euro deri në 55 mijë për zbukurimet e kryeqytetit, derisa këtë vit, ajo prin me një shumë në rritje, 13 deri në 8 mijë euro më shumë.


MË SHUME NGA Nacionale